Pasaportat/ Ambasada shqiptare në Athinë njoftim të rëndësishëm për emigrantët

Ndryshe se ka ndodhur deri më tani, ambasada shqiptare në Athinë thotë se do të shkurtojë periudhën e pajisjes me pasaportë për emigrantët shqiptarë në Greqi.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se periudha do të shkurtohet me një javë si për shërbimin e aplikimit ashtu edhe për tërheqjen e pasaportës.

Njoftimi:

DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike.

Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për 4 javë.

BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total pasaportat do të dorëzohen për 3 javë.

Related posts

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025