Pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njerëzit dynden drejt malit për të bërë foto me llavën në sfond

Mijëra islandezë janë dyndur drejt malit Fagradalsfjall, pas shpërthimit të vullkanit.

Llava filloi të shpërthente në malin Fagradalsfjall të premten në mbrëmje, pas më shumë se 800 vjetësh. Lëvizja fillimisht u ndalua, por nga e shtuna pasdite njerëzit u lejuan të udhëtonin drejt malit.

“Ka erë mjaft të keqe. Për mua ajo që ishte befasuese ishin ngjyrat portokalli: shumë, shumë më të thella sesa ato që prisnim“, tha një inxhinier për BBC.

Shpërthimi i vullkanit ishte paralajmëruar prej disa javësh, pasi në vend u regjistruan më shumë se 50 mijë tërmete. Rreth 300.000 metra kub llavë është derdhur, sipas ekspertëve, por shpërthimi konsiderohet të jetë relativisht i vogël dhe i kontrolluar.

Të hënën, vizitat në mal u ndaluan sërish, për shkak të niveleve të larta të ndotjes së gazit.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën