Pas problemeve me drejtësinë, Klodian Duro rikthehet në stol! Zbulohet skuadra që do të drejtojë këtë sezon

Trajneri Klodian Duro është gati për tu rikthyer në stolin e një skuadre, teksa pritet të vazhdojë karrierën si trajner në Kosovë.

Trajneri nga Elbasani pritet të marrë drejtimin e Feronikelit, me këta të fundit që ditën e djeshme njoftuan largimin e trajnerit, Afrim Tovërlani.

Gazeta “Olle” raporton se Duro ka pasur një takim me drejtuesit e Feronikelit, ku është arritur marrëveshja që drejtimi i skuadrës t’i besohet ish-lojtarit të Kombëtares.

Gjithçka është thuajse e mbyllur dhe zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme. Duro ka drejtuar edhe 3 skuadra të tjera më parë, si Kukësi, Kamza dhe Luftltari.

PROBLEMET ME DREJTËSINË

Në muajin mars të këtij viti, Klodian Duro është përballur me disa probleme me drejtësinë. Ai është arrestuar për dhunë në familje dhe përndjekje.

Ish-bashkëshortja e Duros kishte marrë më herët një urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërsa ishin në proces divorci, i cili është në Apel.

Duro nuk i ka pranuar akuzat e ngritura në drejtim të tij, duke u shprehur se në shtëpi kishte shkuar vetëm për të takuar vajzën e tij, të cilën nuk e kishte takuar prej kohësh.

Pasi qëndroi pak ditë i arrestuar, hetimet për ish-futbollistin e Kombëtares vazhduan në arrest shtëpie. Në muajin korrik është marrë edhe vendimi me burg për 42-vjeçarin. Gjykata Penale e Tiranës e ka dënuar me gjashtë muaj burg ish-mesfushorin e kombëtares, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është katër muaj burg. Vendimi nuk është i formës së prerë pasi është i Shkallës së Parë.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)