Pas shkrimit të gazetës “New York Times”, edhe televizioni prestigjioz “CNN” i ka kushtuar dje një artikull ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me qeverinë shqiptare. CNN ka marrë dëshmi nga ish-agjentë të FBI, të cilët tregojnë habinë e tyre me skandalet e McGonigal. Sipas “CNN”, FBI është duke hetuar për korrupsion dhe jo për raste korrupsioni. Në artikull përmenden me detaje lidhjet me kryeministrin shqiptar. “Bota e agjentëve të kundërzbulimit të FBI-së u trondit muajin e kaluar kur një prej tyre, Charles F. McGonigal, dikur zyrtari më i lartë i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, u padit për shitje të informacioneve tek zyrtarët rusë dhe shqiptarë në këmbim të qindra mijëra dollarëve kesh”, shkruan CNN.
Artikulli i plotë të televizionit “CNN”:
FBI sheh rast korrupsioni, jo spiunazh
Duke u ndalur pikërisht tek çështja e korruptimit, CNN shkruan se FBI dyshon se McGonigal nuk është implikuar në çështje spiunazhi, por është vetëm një i korruptuar. “Pas kryerjes së vlerësimeve të dëmit të mundshëm të shkaktuar ndaj informacionit të inteligjencës, si dhe burimeve dhe metodave që zotëronte McGonigal, FBI arriti ta konsideronte atë si një rast të thjeshtë korrupsioni, sipas njerëzve të informuar për këtë çështje. Byroja nuk e sheh McGonigal si një rast spiunazhi në stilin e Robert Hanssen, spiunit më të dëmshëm në historinë e FBI-së,” raporton CNN. Duke vlerësuar se dosja shqiptare është më e rëndë se ajo ruse, CNN thekson se pikërisht hetimi që bëri Charles McGonigal për një lobist që punonte për opozitën shqiptare, është çështja më shqetësuese. “Për disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, sjellja e McGonigal ndërsa ai ishte duke punuar në byro, është shumë më e tmerrshme, siç tha një ish-zyrtar i lartë, se akuzat kundër tij në lidhje me Deripaskën, që u zhvilluan pasi ai kishte dalë në pension. Veçanërisht shqetësues, tha ky person, është pretendimi se McGonigal bëri që FBI të hapte një hetim penal për një shtetas amerikan, në të cilin personi i lidhur më parë me inteligjencën shqiptare, pritej të vepronte si një burim njerëzor- por nuk tregoi për byronë marrëdhënien e tij financiare me këtë person. “Kjo është tepër serioze, padyshim shumë e gabuar- nëse ai ka bërë këto gjëra që ata pretendojnë, kjo nuk është një zonë gri,” tha ish-zyrtari i lartë i FBI-së”, thekson CNN.
Kontakti shqiptar
“McGonigal u ngrit në detyrë për t’u marrë me disa nga rastet më sensitive të kundërzbulimit në FBI, përfshirë një investigim tepër të rëndësishëm për agjentë të CIA-s të vrarë apo të zhdukur në Kinë. Ai shihej si kompetent, shumë i zgjuar dhe punëtor i madh. Por më 2017, plot një vit pasi ishte emëruar shef i divizionit të kundërzbulimit në Neë York, McGonigal u pa në një makinë të parkuar pranë një restoranti në qytet dhe mori 80 mijë dollarë nga një person që më parë kishte punuar me zbulimin shqiptar. Është një nga dy detajet kryesore të dy aktakuzave kundër McGonigal në Neë York e Washington, të cilat përfshijnë akuza për pastrim parash, konspiracion për shkelje të sanksioneve amerikane kundër një oligarku rus, dhe deklarime të rreme për FBI. Për thuajse dy vjet para tërheqjes më 2018, Departamenti i Drejtësisë pretendon se McGonigal efektivisht shiti akses te zyrtarë amerikanë, duke u përpjekur të organizonte takime për individë nga Bosnjë Hercegovina në emër të personit dikur të lidhur me zbulimin shqiptar. McGonigal akuzohet se pranoi të paktën 225,000 për shërbimin e tij, gjithçka teksa e gënjente FBI-në për aktivitet e tij, përfshirë udhëtime të shumta në Evropë të paguara nga kontakti shqiptar dhe të bëra pa informuar FBI-në, si dhe për marrëdhënien sekrete që pati me kryeministrin e Shqipërisë. Pasi u tërhoq më 2018, sipas aktakuzës në Neë York, McGonigal shkeli sanksionet amerikane duke marrë pagesa ilegale për të ndihmuar përpjekjet e Deripaskës për të hequr sanksionet mbi të, si dhe për të hetuar një rival politik në Rusi. Për disa oficerë dhe ish-oficerë, sjellja e McGonigal teksa punonte ende në FBI është shumë më e tmerrshme se sa akuzat në lidhje me Deripaskën pas tërheqjes. Veçanërisht shqetësuese janë dyshimet se McGonigal bëri që FBI të hapte një hetim penal për një qytetar amerikan në të cilin personi i lidhur me zbulimin shqiptar do të shërbente si burim njerëzor – por pa ia zbuluar Byrosë marrëdhënien e vet financiare me atë person. “Kjo është jashtëzakonisht e rëndë, kaq shumë e gabuar – nëse i ka bërë këtë gjëra që dyshohet, nuk është si një zonë gri”, tha ish-zyrtari i lartë i FBI-së”, nënvizon “CNN”.
Tip nevrik
“Nuk dihet me saktësi se si u informua FBI që një nga yjet e saj të kundërzbulimit mund të kishte kapërcyer vijën e kuqe. Në prapaskenë, FBI e ka hetuar McGonigal për vite, thanë njerëzit e informuar për këtë çështje, përfshirë monitorimin për muaj të tërë. Disa që kanë punuar nga afër me McGonigal thonë se në atë kohë kishte pak tregues se diçka nuk shkonte. Peter Lapp, i cili punoi me McGonigal në një rast spiunazhi të lidhur me Kinën dhe më pas u pushua nga puna prej tij, tha i për CNN se McGonigal kishte temperament dhe iu bërtiste vartësve aq shpesh saqë në zyrë i kishin vënë një nofkë për qortimet që bënte: “McGonigal Hotëash” (dush i nxehtë). “Bërtiste aq shumë sa të bënte dush”, tha Lapp. I pyetur nëse kishte pasur ndonjëherë arsye për të dyshuar për sjelljen e McGonigal, Lapp ishte i prerë: “Edhe tani, në retrospektivë, jo. Vetëm sepse dikush është shef legen, nuk do të thotë se është korruptuar”. Një tjetër ish-zyrtar i lartë ishte po aq i prerë kur u pyet nëse kishte dyshuar ndonjëherë se McGonigal ishte i korruptuar. “Absolutisht asnjëherë”, mbyllet artikulli i “CNN”.