Pas largimit të Drinit nga “BBV3”, ja kush u zgjodh lideri i ri i shtëpisë!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Ditën e sotme një e papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së “BBV3”. Ende pa kaluar një javë nga nisja e spektaklit Drini Zeqo ka lënë shtëpinë për shkak të një urgjence familjare. Për shkak se ishte lideri i shtëpisë, banorët kanë votuar përsëri, ku në këtë votim ishin pjesë edhe banorët e rinj. Me votim të hapur, Ilnisa zgjidhet lidere e re e shtëpisë.

Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Duke qenë se po flasim për ta, ju rikujtojmë se të shtunën u bënë pjesë 18 banorë të rinj, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë hyrë edhe 6 të tjerë.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!