Pas kryetarit, LDK zgjedh nënkryetarët dhe Kryesinë e re

by A.M

Pas konfirmimit të Lumir Abdixhiku në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kuvendi i kësaj partie ka zgjedhur nënkryetarët dhe Kryesinë e re të saj.

Shqipe Mjekiqi, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri janë nënkryetarët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa Imri Ahmeti është zgjedhur sekretar i përgjithshëm.

Gjithashtu, LDK tashmë ka dhe Kryesinë e saj të re e cila përbëhet nga 33 anëtarë.

Mbajtja e kuvendit të LDK-së, erdhi pas dorëheqjes së Isa Mustafës, për shkak të rezultatit të dobët që kjo parti mori në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.