“Pas krimit nuk janë fëmijët por…”/ Vrasja e Pëllumb Metës, ish-drejtuesi i policisë bën deklaratën e fortë: Një tjetër dorë ka vepruar

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi mendon se pas ngjarjes kriminale të ndodhur në Durrës, ku u ekzekutua Pëllumb Meta, ka pas një marrëveshje mes personit që kreu ekzekutimin dhe familjarëve të tjerë.

I ftuar në emisionin “Breaking” ai deklaroi se nuk mendon që ka qenë vajza ajo që ka shkrepur armën 4 herë, por shton se prapa këtij krimi ka vepruar një dorë tjetër.

“Në bindjet e mia është se atje nuk ka dhunë, se nuk është provuar, dhe nëse do të kishte dhunë do të kishte ndaj gruas. Kam thënë që pas këtij krimi ka probleme mes të shoqes dhe viktimës. Nuk besoj se ai shënim, prona e tyre nuk kushton 1 milion euro saç shkruhet nëpër mure.

Mendoj se personi që ka tërhequr këmbëzën 4 herë pa iu dridhur dora në prani të familjarëve, do të thotë që kemi të bëjmë me një marrëveshje. Prapa këtij krimi besoj se nuk janë fëmijët. Mendoj se ka një dorë tjetër që ka vepruar katër herë pa iu dridhur dora. Por fëmijët i ka tradhtuare vetja, kanë ngatërruar skenarin pas ekzekutimit.“- tha ai.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi