“Pas këtij sezoni do të tërhiqem nga futbolli aktiv”, futbollisti i Dinamos konfirmon: Prej vitesh kam probleme me gjurin

Dinamo u rikthye në Superiore pas një viti në Kategorinë e Parë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti i bluve, Sabien Lilaj, tregoi për sezonin që kaloi në Kategorinë e Parë dhe se u shpreh se pas ndeshjes së fundit kundër Luzit do të largohet nga futbolli i luajtur.

“Në fund tani që mbaron dhe ndeshja me Luzin do var këpucët në gozhdë dhe do vazhdoj në gjëra të tjera në jetë. Qejfi ishte ta mbyllja dhe te Tirana, edhe te Skënderbeu me qejf do e kisha, por situata e solli që ta mbyll me Dinamon. Shyqyr po e mbyllim me sukses dhe rikthyem ekipin atje ku duhet. Besoj se është një mbyllje e duhur.

Janë shumë situata. Para dy vitesh kisha një problem në gju në një ndeshje Europe kur luaja me ekipin e Prishtinës dhe që atëherë isha midis dy zgjedhjesh: ta operoja gjurin ose të vazhdoja ushtrime që ta mbaja nën kontroll. Nuk zgjodha ta operoja, zgjodha të vazhdoja me ushtrime, por gjatë këtyre viteve kam pasur shumë probleme me gjurin dhe erdhi momenti i duhur që tani ta ndaloj sepse nuk vazhdoj dot më.”

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)