“Pas kaq shumë pritje, radha ime ka ardhur”/ Nejmar vaksinohet dhe jep mesazhin sensibilizues (VIDEO)

Sulmuesi i PSG-së, Nejmar ka marrë ditën e djeshme vaksinën kundër virusit Covid-19 duke dhënë një mesazh të madh sensibilizimi për të gjithë njerëzit që i druhen një veprimi të tille.

Videoja e brazilianit teksa merr vaksinën ka bërë xhiron e rrjetit dhe është pritur mirë nga mjaft njerëz, ndërkohë ishte vetë kombëtarja e Belgjikës e cila ka dorëzuar një kërkesë në UEFA ku kërkon vaksinimin e lojtarëve në prag të Kampionatit Europian.

“Pas kaq shumë pritje, radha ime ka ardhur. Sa i lumtur jam … Shpresoj se gjithçka do të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe se vendi im dhe e gjithë bota mund të vaksinohen”, shkroi Nejmar në rrjetet e tij sociale.

Sportistë si Nejmar kanë infuelncë të madhe në rrjetet sociale dhe imazhi i tyre përdoret jo rrallë herë në fushata të ndryshme sensibilizuese.

Related posts

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

“Shumë gabime, nuk luajtëm siç dimë”/ Edi Martini i pakënaqur dhe zbulon problemin: Humbëm ritmin dhe bëmë shumë pasime gabim

Barazim me polemika të mëdha: Egnatia–Vllaznia përfshihet nga kaosi (video)