Teuta u mposht me rezultatin 2-0 nga Dinamo në “Elbasan Arena”. Kjo është ndeshja e shtatë radhazi pa fitore për durrsakët në kampionat, ndërsa janë luajtur 15 javë. Trajneri i Teutës, Edi Martini, deklaroi pas ndeshjes:
“Nga disa lojtarë kërkoja më tepër, dhe shënimi i golit të parë të ecë një lojtar 50 metra dhe të mos dalë një lojtar për faull taktik. Dhe se jemi 5 lojtarë në zonë, 2 të atyre arrijnë. Tentuam në pjesën e dytë, bëmë gjithçka për të ndryshuar ritmin. Kishim mundësi të shënonim 20 minutat e para, pastaj lamë hapësira. Duhet të them që ndeshje e keqe, janë gabime që nuk duhet t’i bëjmë. Nuk kishim dy qendrat e mbrojtjes, dhe Emiljano Vila që ka kohë që nuk luan. S’dua të justifikohem se dhe lojtarët që hyjnë nga stoli duhet ta shfrytëzojnë, për të marrë vendin e titullarit.
Presingu, si Kruja dhe Peposhi ishin në kohë vonesë. E lejuan Dinamon të luante topin. Mund të fusja Peposhin e vogël, e kemi provuar në dy aspektet. Të adoptosh një stoper nuk është e lehtë. Lamë hapësira shumë, Dinamo na mori mesin e fushës. Pas golit të dytë nuk ishim fare në lojë. Dhe në ndeshjen tjetër dhe këtë, mendoj se lojtarët e stolit duhet t’i japin tjetër ritëm lojës”, u shpreh Martini për RTSH.