Pas Donaldit, Meridiani i nxjerr te palarat “mikes” së tij Arjola Demiri

Pas daljes së tij pak javë më parë nga shtëpia e Big Brother, Meridian Ramçaj sulmoi nga jasht Donald Veshajn, por duke mos i mjaftuar vetëm aktori, ai ka sulmuar edhe Arjola Demirin, e cila ndodhet akoma brenda shtëpisë.

Kur ndodhej në shtëpi, Meridiani shprehu rezervat për aktoren, duke thënë se nuk e kishte pritur aq mirë, pasi jashtë kishin një raport miqësor. Aktorja ka komentuar deklaratën e tij me banorët ditën e djeshme, ku u shpreh se nuk është distancuar por ka qenë ai që nuk ka treguar afrimitet.

Kjo nuk është pritur mirë nga ish-banori, i cili ka shpërthyer me disa postime në Instastory.

“Ajo që nuk kuptoj dhe sinqerisht më ka befasuar është gjithë ky mllef sot pas kaq shumë kohë nga dikush që më quan “MIK”. Kisha vendosur të heshtja deri në fund të lojës së saj dhe do e bëj por disa të vërteta më duhet të them dy fjalë. Unë jashtë me ty nuk jam as 1 % ndryshe se ai që të solli varësen e vajzës sekret. Unë nuk jam distancuar, e ke bërë ti dhe kjo ka bërë përshtypje tek të gjithë dhe nëse kujton dhe tek opinionistët të kanë pyetur pse. Nuk nuk kemi shoqëri të konsoliduar, kemi rreth një vit që njihemi prej një personi të tretë. Nuk njihesh as me mua, aq më pak me partneren time nga A tek Zh siç ke deklaruar. Por për faktin që më ke quajtur MIK të lashë ta thoje për respekt e se të besova dhe të kam quajtur dhe unë mike. Jashtë je TI ajo që je shumë ndryshe! Sërish një gënjeshtër, ne nuk kemi ngrënë e pirë e kemi ndenjur non stop për 3 vite pasi kemi vetëm rreth një vit që njihemi prej një miku tjetër dhe po kemi ngrënë disa dreka, darka që kanë filluar tek miqtë e mi dhe e ftuar ke qenë ti.”, ka shkruar mes të tjerash Meridiani.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)