Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas daljes nga spitali, ku iu nënshtrua një operacioni për apendicitin.
Në një mesazh në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë atë që janë interesuar për shëndetin e tij.
Ndër të tjera shkruan se do të rikthehet së shpejti mes qytetarëve për të vijuar me takimet elektorale.
“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.
Ju dua shumë, Edi”, shkruan Rama.