Pas 5 muajsh në arrest shtëpie/ Hermes Nikajt i komunikohet mbyllja e hetimeve

Moderatori i njohur televiziv Hermes Nikaj vazhdon të jetë në masën e sigurise ‘arrest shtëpie’ që prej 5 muajsh, teksa fundvitin e kaluar u ndalua në një dhomë hoteli, me një sipërmarrës të njohur nga Laci.

Së fundmi, Hermes është paraqitur në Prokurori ku iu komunikua nga prokurorët e çështjes mbyllja e hetimeve. Thuhet se janë thirrur për të dëshmuar disa nga mikeshat e gazetarit, edhe disa femra që janë figura publike.

Nuk dihet edhe sa mund të zgjasë kjo masë dënimi për të qëndruar në shtëpi për Nikajn.

Ende nuk kemi një deklarate nga vetë Hermes për këtë çështje, por ai gjatë gjithë kohës i ka mohuar akuzat e ngritura duke u shprehur se është i pafajshëm.

Sa për çështjen gjyqësore flitet nga përfaqësuesit ligjore të 26-vjeçarit se do të kërkojnë rivlerësimin e masës së sigurisë dhe kalimin në ‘detyrim me paraqitje’.

Avokati i Hermes, Perlat Kocillari e ka mbrojtur me argumentin se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujtdo dhe se klienti i tij Nikaj nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme.

Pasi u zhduk nga qarkullimi ai ka filluar të bëhet i gjallë, ku ka publikuar një foto ku shfaqet me mjekër.

Sakaq fansat u habiten nga një foto ku shfaqej në tattoo emri i një djali ‘Enea’.

Nuk dihet kush është ky djalë, por sipas thashethemeve flitet se është një prej ish-partnerëve të Hermes.

Gjatë 2019- ës Zogu bëri bujë me udhëtimet luksoze nga njeri cep i botës në tjetrin duke ia dorëzuar veten qejfit dhe luksit me tepri.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)