“Pas 18 vitesh u largua përgjithmonë”/ Bora Zemani ndan lajmin e trishtë (FOTO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Bora Zemani ka ndarë me ndjekësit një lajm që e ka mërzitur shumë. Ajo ka humbur macen e saj, të cilën e kishte që prej 18 vitesh.

“Pas 18 vitesh u largua përgjithmonë”, shkruan moderatorja Bora.

Bora e konsideronte pjesë të familjes, si pjesëtarin më të vogël dhe më të përkëdhelur.

“Isha fëmija më i lumtur në botë kur morëm mace në shtëpinë tonë. Dhe sot pas 18 vitesh që jetoi me ne, Kiti u largua përgjithmonë! Ishte pjesë e familjes si pjesëtari më i vockël, më i përkëdhelur, më mistrec, por një dashuri e vërtetë. E deshëm shumë, fëmijëria ime ishte edhe më e bukur me të”, ka shkruar ajo.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!