“Partizanit i mungon lideri në fushë”, Dosti kritikon zgjedhjet e Zekic dhe flet për rikthimin e Hoxhës si titullar

Partizani mori barazimin e dytë radhazi dhe bashkë me pikën edhe pakënaqësinë e teknikut Zoran Zekic. Pikërisht kjo mënyrë sjellje e kroatit nuk i ka pëlqyer ish-sulmuesit të të kuqve Edmond Dosti, gjithnjë shumë i vëmendshëm në cështjet që i përkasin klubit. “Mendoj se fjalët e Zekiç janë vetëm justifikime, pasi vetëm Zekiç mban përgjegjëësi për gjithçka pasi është trajner i ekipit dhe ai vendos për gjithçka”, thotë Edmond Dosti.

1-1 kundër Egnatias erdhi edhe falë përformancës fantastike të kapitenit Alban Hoxha, i rikthyer mes shtyllave pas dëmtimit të Qirkos e që shpëtoi rezultatin duke i pritur penalltinë Duamenas. Për Dostin ai është lideri që i duhet Partizanit në fushë.

“Mendoj se Partizanit i mungon një lider në fushë dhe me Albanin (Hoxhën) them se e ka gjetur. Ai është një figurë në këtë klub prandaj kontributi i tij i jep diçka më shumë ekipit”, tha ish-lojtari i Partizanit.

Dosti ka luajtur me Partizanin në vitet 80-90, duke kontribuuar në titullin kampion të sezonit 92-93 si golashënuesi më i mirë i edicionit. Edhe pse në karrierë ka luajtur edhe me skuadra të tjerë, të huaja gjithashtu, Partizani ka patur gjithnjë një vend të veçantë në zemrën e tij.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)