Nga Pogradeci ku po stërvit skuadrën e tij ku u emërua vetëm pak ditë më parë, trajneri i Partizanit Zoran Zekic flet për disa tema, duke nisur që nga kundërshtari në Champions League dhe gjendja në grupin aktual.
Zoran Zekic:
“Po, jemi pëpjekur të marrim disa informaicone për kundërshtarin që momentalsisht po luan në kampionat. Ajo që mund të them është se BATE Borisov ka një ekip të ri që i pëlqen të luajë futboll të bukur. Ata kanë më shumë eksperiencë se unë pasi kanë luajtur dy herë në grupet e Champions League. Por ky nuk duhet të jetë justifikim për ne që duhet të lujmë dy ndeshje shumë të mira.
Kam gjetur këtu një grup të mirë që ka nevojë për pëmirësime të vogla për t’u bërë një ekip i formatit europian. Nuk mund të mendojmë dhe të flasim pë merkaton sepse nuk kemi shumë kohë dhe duhet të fokusohemi te puna.
Kemi disa probleme me organizimin e miqësoreve. Deri tani kemi siguruar vetëm një të tillë kundër Strugës por do të punojmë që të luajmë tre ndeshje deri në sfidën me BATE Borisov.
Partizani ka një skuadër me lojtarë cilësorë ndërsa është një skuadër me mbështetje të madhe në të gjithë Shqipërinë. Duhet të jemi seriozë dhe të respektojmë fanellën duke luajtur futboll të mirë dhe duke qenë seriozë. Lojatarët kanë nisur të kuptojnë idetë e mija dhe me kalimin e kohës skuadra do të jetë gati”.