Partizani udhëton drejt Astana-s! Zbulohet lista e lojtarëve, klubi lë jashtë skuadre “rebelin” e skuadrës

Partizani do të sfidojë të enjten në transfertë Astanën në Kazakistan për ndeshjen e vlefshme të play-off në Ligën e Konferencës. Sot janë publikuar edhe lista me emrat e përzgjedhur nga klubet. Nga të kuqtë bie në sy mungesa e sulmuesit brazilian Viktor Da Silva. Ai nuk është federuar fare për fazën play-off dhe kjo shton më shumë dyshimet që do ta largojnë nga ekipi.

“Demat” kanë federuar edhe afrimin e fundit, qendërmbrojtësin e ardhur nga Kukësi, Altin Bytyçi.

Lista e plotë e Partizanit

Hoxha, Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Kocijan, Preka, Buxhelaj, Sota, Hadroj, Zekolli, Mehmeti, Grezda, Maget, Kote, Murataj, Taipi, Bilali, Rrapaj, Keko, Cara, Bintsouka dhe Mba. Ndërkohë Partizani ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se tashmë futbollistët janë nisur tek Kazakistanit.

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë