Partizani, akuza gjykimit për sfidën me Vllazninë, klubi kryeqytetas ankesë Federatës për Feratajn dhe Jorgjin

Partizani

Partizani u mund 4-1 nga Vllaznia në Loro Boriçi të Shkodrës për javën e tretë të Abissnet Superiore, një ndeshje e barabartë deri në minutën e 90-të, pas së cilës u shënuan tre gola të kuqebluve. Klubi i kuq nuk e ka kapërdirë humbjen dhe ka akuzuar gjykimin, duke bërë një ankesë në Federatën Shqiptare të Futbollit për arbitrin Olsid Ferataj dhe VAR-in Enea Jorgji, ky i fundit një emër i padëshiruar nga Partizani.

Në ankesën e bërë, klubi i Partizanit ankohet për gjykim të njëanshëm nga Ferataj dhe ka vënë në dukje episodet për të cilat pretendon se kanë favorizuar Vllazninë. Ankesat kanë qenë sidomos për penalltinë e parë në favor të vendasve, fituar nga Bismark, me pretendimin se faulli ka nisur jashtë zone e më pas sulmuesi i Vllaznisë është rrëzuar në zonë, episod që u sinjalizua më pas nga VAR-i Jorgji. Po ashtu, ankesat janë për kartonët e verdhë dhënë Partizanit, ndërkohë që për faulle të ngjashëm lojtarët vendas janë toleruar.

LEXO ME SHUME:Fitore me një goditje në portë e shumë polemika, Teuta mposht Dinamon (video)

Related posts

Fotokopje e ndeshjes së parë, Vllaznia e vajzave eleminon Kolos Kovalivka dhe kalon në raundin tjetër të Kupave të Europës

Fitore me një goditje në portë e shumë polemika, Teuta mposht Dinamon (video)

Shënoi golin e barazimit, Xhuljo Tabaku paralajmëron Flamurtarin: Vora do të jetë surpriza e Superiores, synimi është fitorja