Histori që nuk përsëritet: 1996, vit kur Partizani i dhuroi titullin Tiranës në javën e fundit

Partizani

Viti 1996 ishte ndër më të tensionuarit në futbollin shqiptar të pas viteve ’90. Rivaliteti mes Tiranës dhe Partizanit kishte marrë përmasa të mëdha, duke ndezur kampionatin dhe tribuna të mbushura plot tifozë. Tirana po luftonte për titullin e madh, ndërsa Partizani kishte një mision tjetër: të mos e linte rivalen e përjetshme të shpallej kampione e vendit.Çdo përballje mes dy skuadrave ishte më shumë se një ndeshje futbolli – ishte një duel krenarie, tradite dhe historie.

Atmosfera në stadiumet e Tiranës shpesh bëhej elektrizuese: banderola, këngë, fishkëllima, e deri në tension që shpesh kalonte përtej vijës së bardhë të fushës.
Në atë sezon, Tirana me lojtarë të talentuar e organizim më të mirë, dukej favorite për të marrë trofeun. Megjithatë, Partizani u fut në garë me zemër e shpirt, duke luftuar në çdo ndeshje, shpesh duke iu afruar pikëve të kreut, vetëm për të penguar rivalin e përjetshëm. Në javën e fundit luhej Partizani-Teuta, ekipi i kuq ishte jashtë gare për titull dhe nuk kishte asnjë objektiv, pasi vendi 3 apo 4 nuk i ndryshonte asgjë. Teuta, në të kundërt, me fitore dilte kampione, duke lënë pas Tiranën. Mijëra tifozë nga Durrësi kishin pushtuar stadiumin Selman Stërmasi.

Gjithë javën qyteti ziente dhe Partizani vendosi të luante për Tiranën. Shumë lojtarë të Partizanit kishin luajtur edhe me Tiranën dhe kishin shumë lidhje miqësore aty, ndaj dhanë gjithçka për të ndalur Teutën e frikshme. Në fund, në minutën e 96-të Skerdilajd Curri gol, 1-0 për Partizanin dhe Tirana mposhte Albpetrol 1-5 dhe dilte kampione edhe falë rregullores komike që vlerësonte me 3 pikë fitoret jashtë fushe, por jo ato në shtëpi. Teuta e mbyllte sezonin me një fitore më shumë se Tirana dhe të njëjtij numër barazimesh, por Tirana doli kampione, falë rregullores dhe sidomos falë Partizanit.

Related posts

Partizani me forcë shtesë në derbi, rikthehet “makthi” i bardhebluve

Ka dështuar tre herë shitja e Lushnjës, Bashkia hap ankandin e katërt; zbulohet çfarë ndodhi në mbledhje

Hijet e shkarkimit vërtiten rreth Garsias, Sinan Idrizi ka tre alternativa në tavolinë