Partizani, titull dhe bonus 1 milionë euro! Prestigj dhe financa për klubin, shansi për cikël suksesi

Partizani e nisi këtë sezon me një vrull shumë entuziast, duke regjistruar rezultate shumë të mira dhe shpallur menjëherë kandidaturën për titullin kampion, aq i lakmuar në këto sezone të fundit. Përveç prestigjit dhe krenarisë që të ofron ky sukses, titulli kampion, nga i cili Partizani është vetëm 90 minuta larg, është një lum milionash për llogarinë e klubit.

Në rast se Partizani e përmbyll këtë vit me suksesin e madh të titullit kampion, ka përmbyllur një vit përrallor për sa u përket financave. Lulëzimi i llogarive bankare të klubit të kuq nisi në muajin janar, kur presidenti Demi pranoi ofertën prej 1.4 milionë eurosh për Xhuliano Skukën nga klubi i Metzit në Francë. Me këtë shitje, Partizani theu rekordin e vendosur nga Olainka i Skënderbeut për shitjen me të shtrenjtë dhe arkëtoi një dorë të madhe parash, që pa dyshim janë një luks për një klub shqiptar.

Përveç Skukës, Partizani shiti edhe Eneo Bitrin në Çeki. Mbrojtësi arriti të largohej falë një klauzole largimi, që e kishte të parashikuar në kontratë, me Partizanin, që arkëtoi 150 mije euro. Në total, klubi i kuq e mbylli janarin me 1.55 milionë euro hyrje. Me fitimin e titullit kampion, të kuqve do t’u shtoheshin edhe minimalisht 1 milionë euro në llogari, duke e çuar në 2.55 milionë arkëtimin total.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)