Partizani-Tirana, zbulohet stadiumi ku do të luhet derbi i kryeqytetit

Ndeshja e javës së 24-të të Superiores, Partizani – Tirana do të luhet në kompleksin e kuq. Ky është lajmi i fundit që vjen nga kampi kryeqytetas. “Gazeta Tema” bën me dije se ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e Partizanit.

Pavarësisht kapacitetit të ulët të këtij impianti, Komisioni i Licencimit i ka dhënë “OK” që ndeshjet e elitës të zhvillohen në këtë stadium. Kësisoj përjashtim nuk do të ketë as derbi i kryeqytetit që do të luhet të hënën e ardhshme, në orën 19:00.

Një lajm që prek drejtëpërdrejtë tifozët e Tiranës të cilët do të jenë vetëm 200 vetë, pra siç është 5 përqindëshi i përcaktuar në rregulloren e Federatës Shqiptare të Futbollit. Tashmë s’mbetet gjë tjetër veçse të pritet njoftimi zyrtar i Partizanit, pse jo edhe ndonjë reagim nga ana e klubit të Tiranës.

Related posts

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme

Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës