Partizani-Tirana/ Interesim i lartë për derbin, ja sa bileta janë shitur

Derbi i kryeqytetit po afron dhe interesimi për ndeshjen më të zjarrtë të futbollit shqiptar sa vjen dhe shtohet. Partizani dhe Tirana do të luajnë të hënën në “Air Albania” sfidën e javës së 24-të, që përkon me fazën e tretë të kampionatit.

Bëhet me dije se deri më tani janë shitur 4,000 bileta. Partizani është pritës i këtij takimi, me të kuqtë që hodhën në treg biletat në ditën e enjte dhe interesimi i tifozëve për të qenë në shkallët e stadiumit nuk ka zhgënjyer.

Klubi i kuq do të ketë shumicën e tifozëve në krah, në tentativën për të fituar derbin e dytë radhazi. Tifozët Partizanit do të jenë të vendosur në tribunat në krahun e qytetit dhe ato përballë ndërsa në bardheblutë kanë në dispozicion vetëm tribunat V dhe S.

Biletat vijojnë të shiten me shpejtësi pranë dy pikave të shitjes, në stadiumet “Air Albania” dhe “Selman Stermasi”. Një tjetër informacion i rëndësishëm është që biletat do të shiten deri të hënën në orën 17:00 dhe sportelet do të mbyllen dy orë para fillimit të derbit.

Related posts

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme

Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës