Partizani-Tirana, shtyhet zyrtarisht nisja e derbit; shkak bëhet mungesa e policisë

Partizani-Tirana

Partizani-Tirana do të përballen për herë të tretë këtë sezon ditën e diel, në një derbi që vjen në një moment jo shumë të mirë për të dyja skuadrat. Bardheblutë ndodhen në vendin e 9-të në renditje dhe po kalojnë një periudhë të vështirë, ndërsa të kuqtë kanë humbur terren me kreun pas dy barazimeve radhazi. Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës, e cila hap këtë javë të Superiores, duket se nuk po nis me këmbë të mbarë dhe do të shtyhet starti i duelit.

Shkak është bërë një problem me policinë i klubit bardheblu, pasi eskorta e forcave të rendit mësohet se nuk ka shkuar në kohë të marrë ekipin në hotelin ku është akomoduar para sfidës, siç parashikohet për ndeshje të tilla dhe bardheblutë kane refuzuar të lëvizin pa ta drejt stadiumit “Arena e Demave”.

Kësisoj, Tirana ka mbërritur në stadium vetëm kur duheshin rreth 30 minuta nga fillimi i ndeshjes zyrtarisht dhe kjo ka  sjellë vështirësi në startin e saj sipas programit të paracaktuar. Për shkak të vonesave, është vendosur zyrtarisht nga FSHF që starti i derbit të shtyhet me 30 minuta, për t’u bërë në orën 14:00.

STATISTIKAT PARTIZANI-TIRANA

statistikat tregojnë një tjetër histori për Tiranën. Bardheblutë janë një nga skuadrat më aktive në fazën sulmuese, pasi renditen të tretët për numrin e krosimeve për ndeshje (më shumë se 16), të dytët pas AF Elbasanit për goditje këndi dhe të dytët pas Egnatias për cilësinë e rasteve të krijuara për gol. Por problemi kryesor mbetet saktësia përpara portës. Tirana është skuadra me më pak goditje në kuadratin e portës, pasi vetëm një në katër tentativa është e saktë.

Related posts

Humbja e parë e Egnatias në vitin 2025, Edlir Tetova nuk fshihet: Ndeshja më e dobët që kemi bërë

“Binte aq shpesh bilbili sa nuk e dinim ça po ndodhte”/ Bledi Shkëmbi e ka me arbitrin Cjapi: Edhe penalltia nuk e di nëse ishte apo jo

Skënderbeu del nga kriza duke mposhtur Egnatian, Ernest Gjoka pas ndeshjes: Fitore e merituar, nuk e meritojmë këtë renditje

1 comment

Tirana mbetet pa fitore në derbi edhe këtë herë 09/02/2025 - 16:20
[…] LEXO ME SHUME:Partizani-Tirana, shtyhet zyrtarisht nisja e derbit; shkak bëhet mungesa e policisë […]

Comments are closed

Add Comment