Partizani tenton GODITJEN BIG, klubi nis bisedimet me lojtarin e Vllaznisë (FOTO)

Partizani ka nisur lëvizjet për të përforcuar ekipin për ndeshjet e kompeticioneve europiane dhe sezonin e ardhshëm. Qëllimi është për të afruar në skuadër lojtarë me sa më shumë eksperiencë dhe mësohet se një prej të zgjedhurve është Erdenis Gurishta.

Kapitenit të Vllaznisë i skadon kontrata në muajin qershor dhe shanset janë që të ndahet me ekipin e tij të lindjes, për të kërkuar një aventurë të re. Drejtuesit e kuq janë ulur me Gurishtën dhe kanë negociuar në lidhje me një transferim të mundshëm.

Të dyja palët kanë shprehur frymën pozitive për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, por ky transferim nuk mund të bëhet në mënyrë të menjëhershme. Gjithçka pritet të vendoset në fund të sezonit, kur shanset më të mëdha janë që Gurishta të largohet nga Vllaznia, pasi ndien se nuk ka më për të dhënë në Shkodër. Përveç Partizanit, në adresën e Gurishtës pritet të shkojnë edhe oferta të tjera, ku një prej mundësive është edhe Tirana apo Egnatia, që ka treguar se mund të konkurrojë shumë fort nga ana financiare.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin