Partizani, shtohen problemet para ndeshjes me Valmieran, titullari i skuadrës braktis stërvitjen për shkak të problemeve fizike

Në këtë pjesë të seancës, kur skuadra po kryente vrapimet, një nga lojtarët kryesorë të ekipit, Andi Hadroj shfaq një problem fizik dhe detyrohet të lërë stërvitjen.

Pukjani shihet të jetë mjaft i mërzitur dhe teksa largohet nga fusha vendos dorën në pjesën e kofshës. Pas ndërhyrjes së mjekëve, mbrojtësi qëndron në pjesën e fillimit të tunelit dhe ndjek stërvitjen me mjaft interes e vëmendje. Situata e tij do të shihet në ditët në vijim, teksa shpresohet të mos ketë diçka serioze.

Fillimisht mjekët kanë parë shenjat e një lodhjeje fizike, por pas një këqyrjeje më të specializuar pritet të caktohet saktësisht se çfarë ka 24-vjeçari.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)