“Lojtarët e larguar? Mos më pyesni mua”, Veselinovic “driblon” gazetarët për merkaton, serbi flet për derbin: Dinamo meriton respekt

Partizani

Partizani shkon në derbin ndaj Dinamos me ndërgjegjen se në këtë sezon ka një avantazh në duelet direkte ndaj bluve me të cilët rivalizon për titullin. Por trajneri Aleksandar Veselinoviç, në konferencën e sotme për mediat, ka theksuar se këto i përkasin të shkuarës dhe ekipi duhej të ishte i përqendruar te çdo pikë.

Ai gjithashtu ka “dribluar” përsëri pyetjet për merkaton te Partizani, por ka lënë të kuptohet se vazhdon të ndjehet mungesa e alternativave në radhët e skuadrës së tij.

MORALI I LARTË- Nga dita e parë punoj me një grup djemsh të mrekullueshëm. Patjetër që mund të ndikojë në gjendjen e tyre një rezultat i mirë, por pavarësisht rezultateve ata punojnë në mënyrë të shkëlqyer çdo ditë. Nuk është se kemi seleksionim të gjerë lojtarësh, kemi në gjirin tonë edhe lojtarë të rinj, por të gjithë së bashku punojnë në mënyrë të përkryer.

DINAMO- Në dy ndeshjet që kemi luajtur ku kemi barazuar një dhe fituar një tjetër ato tani i përkasin historisë, të shkuarës. Nesër si ne dhe Dinamo City vijmë me ndryshime në përbërje. Çdo ndeshje e re është një bisedë e re. Ajo që është e vërtetë është që duhet të kemi respekt për historinë dhe kulturën e Dinamo City. Njëkohësisht gëzoj të njëjtin respekt edhe për ekipin aktual të Dinamo City. Gjithmonë e them unë tregoj një lloj kulture ndaj çdo kundërshtari dhe Dinamo City specifikisht në këtë rast meriton respekt. Nga ana tjetër ne nuk kemi rrugëdalje tjetër përveç se të mendojmë për veten tonë.

MERKATO– E kam thënë shumë herë që përgjegjësia ime kryesore është të merrem me metodikën, procesin stërvitor dhe të përcaktoj formacionin më të mirë në raport me atë që kemi. Përsa i përket ardhjes apo ikjes së lojtarëve nuk jam personi që duhet t’i drejtoheni, janë persona të tjerë të cilët mund t’i adresoheni. Në mbyllje, përgjegjësia ime është ndaj djemve që janë aktualisht. Të jem maksimalisht i motivuar dhe t’i përkrah ata maksimalisht.

LEXO ME SHUME:Partizani prezanton dy afrime në pak minuta, mbrojtës dhe një sulmues kampion në Slloveni (EMRAT)

Related posts

Feste te Vora, lojtari zbulon gjininë e bebit në mënyrën më të bukur (video)

TË GJITHË NË KËMBË! Ernest Muçi realizon golin e vitit me Besiktas, sulmuesi lë shenjën në Kupën e Turqisë (video)

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon