“Teuta ka respektin tonë”/ Abilaliaj nuk i zë besë klasifikimit të ekipit durrsak: Fitorja ndaj Skënderbeut na ka dhënë oksigjen

Partizani

Partizani pret nesër Teutën në “Arenën e Demave” në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Në prag të këtij takimi të vlefshë, trajneri i “demave të kuq” Arbër Abilaliaj ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

SITUATA-Vijmë nga një situatë po themi pak më të mirë. Ndeshja e kaluar na ka dhënë pak oksigjen për të punuar pak më të qetë. Këto ditë realisht kemi punuar më mirë dhe besoj që ndeshjen që kemi përpara të futemi me një mentalitet të mirë për të marrë tre pikët.

TEUTA-Të gjitha ndeshjet që kemi luajtur ndaj Teutës kanë qenë gjithmonë përballje të vështira. Jo vetëm kundër Teutës, por po them ndaj të gjjthë kundërshtarëve të Kategorisë Superiore. Çdo kundërshtar meriton vemendje, respektin tonë maksimal.  E thashë edhe më parë një fitore e rëndësishme në Korçë thjesht na dha pak oksigjen por në vazhdim ambiciet janë të mëdha janë të rëndësishme, kështu që gjithë këtë periudhë jemi marrë për të rregulluar dobësitë që kemi dhe për të përmirësuar ato që kemi bërë mirë realisht në fushën e lojës.

GJENDJA E EKIPIT-Jam i bindur që ne jemi në rrugë të mbarë për të dy trofetë. Kemi shumë punë për të bërë duke patur parasysh që akoma nuk kemi shfrytëzuar potencialet e këtij ekipi , apo të gjithë lojtarëve. Për një arsye apo tjetrën akoma nuk i kemi marrë maksimumin. Edhe ndërprerja e kampionatit besoj se do të na ndihmojë për të kristalizuar edhe shumë gjëra. Gjjthë fokusi tani është tek ndeshja e nesërme e cila është një përgjigje edhe në aspektin karakterial për të gjithë futbollistët dhe ne që jemi të fundit. Në të dyja kompeticionet si në kampionat dhe në kupë jemi aty dhe asgjë nuk na pengon që të punojmë dhe minimalisht të synojmë një nga dy trofetë.”, u shpreh  trajneri i Partizanit Abilaliaj.

LEXO ME SHUME:Pas suksesit ndaj Skënderbeut, Partizani shënjestron Teutën; një rikthim kënaq Abilaliajn

Related posts

E FUNDIT/ Tefik Osmani rikthehet në kryeqytet, prezantimi te Tirana pritet të bëhet shpejt

“Ai trajner ka dashur të ma prishë karrierën”/ Furtunë te Flamurtari, lojtari konfirmon largimin “agresiv”: Të gjithë jemi kalimtar

Orges Shehi i preferuari i drejtuesve për stolin e Teutës, dy emra të tjerë kandidatë për pankinën durrsake