Partizani vijon merkaton, firmos me mesfushorin nga Kenia

Partizani

Partizani po kërkon të organziohet për sezzonin e ri. Klubi kryeqytetas është pranë firmës me Amos Nondi. 26-vjeçari rezulton pikërisht profili që po kërkohet më tepër te të kuqtë. Ai i numrit 6, një lojtar që mund të aktivizohet para mbrojtjes.

Nondi është pjesë e Kombëtares së Kenias. Për herë të fundit ishte pjesë e Ararat Armenia. Më parë ka luajtur me Dila Gorin dhe Kolkhetin në Gjeorgji.
Karrierën ndërkohë e ka nisur me Gor Mahia Nairobi në vendin e tij. Te Partizani mund të quhet edhe lëvizja e shumëpritur. Konkretizimi i këtij transferimi mund të vijë që në javën e ardhshme bashkë me Rouen Hjumen, pas vizitave mjekësore. Nondi do të vendoset menjëherë nën urdhrat e Mladen Milinkovic, për të vazhduar me punën për kampionatin.

LEXO ME SHUME:Partizani rikthehet shpejt në fushë pas angazhimit në Europë, zyrtarizon axhendën e ndeshjes së par

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)