Partizani sakrifikon yllin e skuadrës, ka oferta nga Arabia për futbollistin (EMRI)

Partizani

Partizani

Partizani po bëhet gati për startin e edicionit të 86-të të Kategorisë Superiore dhe kur kanë mbetur edhe gati dy javë nga mbyllja e merkatos së verës, klubi mbetet i hapur për afrime dhe largime lojtarësh.
Deri më tani të larguarit janë më të shumtë në numër sesa të ardhurit. Xhuliano Skuka, David Atanaskoski, Leart Zekolli, Bozho Mikuliç, Emiljano Vila, Eljon Sota, Luis Birçaj, Alfred Mensah, Valentino Murataj janë të larguarit deir tani nga “demat”. Ndërsa prurjet e reja janë Rodrigo Piloto, Vangjel Zguro, Agim Zeka, Jozef Ndongo Mintongo, Franci Lala dhe Anteo Osmanllari.

Jo vetëm Maguette Gueye pretendohet të jetë shitja e verës në kampin e kuq, por sipas zërave të merkatos “hemorragji” pritet të ketë edhe në fazën sulmuese. Christian Mba është më i mundshmi për të liruar një vend në majën e sulmit. Sulmuesi mund të largohet drejt Arabisë Saudite, nëse vjen një ofertë e kënaqshme në klubin kryeqytetas. Mba është në kontratë me Partizanin deri në verën e 2026-ës, kështu që 24-vjeçari nuk mund të largohet pa bekimin e drejtuesve të kuq.

Me afrimin e Pilotos në këtë merkato i bie që të jetë shtuar konkurrenca për “pykën” te të kuqtë, kështu që Mba kërkon më shumë hapësira dhe preferon që atë ta provojë me një aventurë tjetër jashtë Shqipërisë. Partizani ka investuar rreth 180 mijë euro për kartonin e Mbasë, kur e bleu nga Trepça në Kosovë, kështu që ai nuk mund të ikë pa derdhur shumën e caktuar nga klubi.

LEXO MË SHUMË: U largua disa javë më parë nga Partizani, Ballkani firmos me ish-lojtarin e kryeqytetasve (FOTO)

Related posts

Torino

E FUNDIT/ Ardian Ismajli arrin marrëveshjen me klubin e ri, do të përfitojë 1.1 mln euro në sezon

Dinamo Zagreb

Arbër Hoxha larg Dinamos së Zagrebit, Anglia dhe Turqia destinacionet e mundshme

Trimëror Selimi

Futbollisti braktis Flamurtarin, sulmuesi i bashkohet ekipit shqiptar që luan në Europë