“Askush nuk më informoi për ardhjen e këtij lojtari”, Veselinovic kundër klubit për vendimet në merkato: Sot kisha vetëm 15 futbollistë në listë

Partizani

Partizani nuk fiton. Mbyllet 1-1 me Skënderbeun e vendit të fundit, që rrëmben barazimin në kohën shtesë me golin e shënuar nga Nikaj. Nuk shërbeu për asgjë ndeshja në shtëpi, apo edhe avantazhi i Bintsouka në fundin e pjesës së parë. Partizani ndal hapin dhe humb mundësinë për të marrë vendin e parë. Trajneri i “Demave të Kuq”, Aleksandar Veselinovic ka folur për mediat.

“I përgëzoj lojtarëve për lojën që bënë dhe falenderoj tifozët. Jam munduar të shpjegoj se ku jemi, ku kemi qenë në raportet dhe ambiciet që ka klubi. Kam shpjeguar gjithçka nëpërmjet argumentëve. Ne sot luajtëm pa pesë lojtarë të cilët janë liderë të ekipit. Pak para stërvitjes të së martës, jam njoftuar se nuk do kem Mba në ekip. Dje në stërvitje dhe sot në ndeshje kemi pasur në protokoll 15 lojtarë pa portierë.

Nuk e di se sa seriozisht e kanë marrë raportin njerëzit të cilët ua kam dërguar atë. Nuk kemi 3 përforcime, por vetëm një që është Padestrlau. Përsa i përket Guxhufit ai ka ardhur, por asnjë smë ka informuar që do të firmosim me të.”, u shpreh Veselinovic.

LEXO ME SHUME:Partizani e mendoi të fituar ndeshjen, Nikaj surprizon në fund dhe mban gjallë Skënderbeun (video)

Partizani nuk arrin dot të përfitojë e të marrë vendin e parë. Ekipi i kuq u ndal nga Skënderbu në një rezultat 1-1, takim që u zhvillua në “Arenën e Demave” e vlefshme për javën e 20-të. Ndonëse të dyja skuadrat kishin lojtarë kyç jashtë për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve, atmosfera në stadium ishte e zjarrtë.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana