Gjendja te Partizani nuk është aspak e qetë në prag të takimit me Dinamon. Mungesat janë të shumta për trajnerin Kërnaja, i cili ndodhet para përgjegjësisë ku duhet të improvizojë mesfushën. Kartoni i verdhë i Rouen Hjumen i shkon Partizani-t në momentin më të papërshtatshëm. Fantazisti plotësoi numrin e tyre dhe për këtë duhet të mungojë.
Doumbia është raportuar më parë se e ka mbyllur vitin, ndërsa duke u bërë bashkë me Hjumen si mungesë, atëherë problemi bëhet i madh. I vetmi që ka mbetur në mesfushën e preferuar të Kërnajës është Redon Ismaili. Po ashtu edhe Jata qëndron i dëmtuar dhe nuk mund të llogaritet. Një tjetër dëmtim që shqetëson jo pak është ai i Albion Markut. Një tjetër mungesë është ajo e Xhuliano Skukës me sulmuesin që ende vijon të ketë probleme fizike.