Partizani nuk e mbyll merkaton, duhet një sulmues krahu për skemën e Orges Shehit

Partizani përgatitet për miqësoren e dytë të ditëve të Antalias e fundit para kthimit në Tiranë për gjysmën e dytë të kampionatit. Pikërisht në sfidën kundër Cluj mund të debutojë qendërsulmuesi i rikthyer me të kuqtë, me huazim 6 mujor nga Metz, Xhuljano Skuka. 25 vjeçari i prezantuar një ditë më parë bashkë me Redon Ismaili mund të mos jenë lëvizjet e vetme të kampionëve në fuqi.

Në fakt, në dispozicion të Orges Shehit po punohet për të vënë në dispozicion edhe një sulmues anësor. Tekniku që preferon të luajë me sistemin 4-3-3 më së shumti ka nevojë për alternativa në krahë ku Cara e Keko janë të vetmit që mund të interpretojnë rolin, duke shtuar këtu edhe Buxhelajn, për të cilin tekniku vendosi veton për ta mbajtur në skuadër pikërisht për këtë arsye.

Abilaliaj po punon për ti gjetur lojtarin e duhur teknikut të ri, por në janar bëhet e vështirë të gjendet një profil i parametrave që kërkon Partizani. Nga ana tjetër, pavarësisht interesimit për disa lojtarë të rëndësishëm të skuadrës nga klube të huaja, askush nuk do të lëvizë në janar. Prioritet është konfirmimi kampion dhe të kuqtë duan të ruajnë grupin të plotë.

Pavarësisht pozicionimit mbi këtë cvështje, fakt është që ndonjë qendërsulmues edhe mund të largohet. Me ardhjen e Skukës qendrat janë bërë 4 me Mba, Bintsouka e Mensah e në sistemin e lojës së Shehit tre në pankinë mund të konsiderohen shumë. Megjithatë, duke parë edhe dëmtimet e shumta që kanë kondicionuar këtë sezon të kuqtë, mund të jetë e arsyeshme që vërtetë askush të mos lëvizë.

Related posts

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…