Partizani e mendoi të fituar ndeshjen, Nikaj surprizon në fund dhe mban gjallë Skënderbeun (video)

Partizani

Partizani nuk arrin dot të përfitojë e të marrë vendin e parë. Ekipi i kuq u ndal nga Skënderbu në një rezultat 1-1, takim që u zhvillua në “Arenën e Demave” e vlefshme për javën e 20-të.

NJË BARAZIM NË STROFULLËN E DEMAVE

Ndonëse të dyja skuadrat kishin lojtarë kyç jashtë për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve, atmosfera në stadium ishte e zjarrtë. Megjithatë, loja u zhvillua me një ritëm më të ulët se zakonisht, pasi të dy ekipet u treguan të kujdesshme në ndërtimin e aksioneve, duke bërë që rastet të jenë të pakta dhe shpesh të shpërdoruara.

BINTSOUKA DHE NIKAJ HERONJTË E MBRËMJES

Partizani, i cili tregoi një qetësi më të madhe para portës, arriti të shënonte falë saktësisë së Bintsoukës. Ai realizoi golin e parë në minutën e 43, Zeka gjuan nga e djathta, Alia grushton por topi mbetet aty në zonë ku Bintsuka me kokë gjen golin e avantazhit. Në pjesën e dytë, me Skënderbeun që përpiqej të rikthehej në lojë, Partizani u mundua të ruante avantazhin deri në fund, por nuk kishte bërë llogaritë me Nikaj.

 

Harkim i Shaqes nga e majta, Nikaj i merr kohën Buxhelajt dhe shënon në portën e Qirkos. Një barazim që u përjetua si humbje te Partizani e që me këtë barazim shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë nën shoqërinë e Dinamos dhe Vllaznisë, ndërkohë në krahun tjetër Skënderbeu ende nuk po merr fitoren e parë nën drejtimin Ernest Gjokës, me vendin e fundit në kuotën e 16 pikëve.

LEXO ME SHUME:Partizani gjen zëvendësuesin e Carës te Besiktas, zbulohet profili i 20-vjeçarit

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana