Partizani nis të largojë tepricat, shkëput kontratën me futbollistin që u shpall kampion (FOTO)

Te skuadra e Partizanit kanë nisur largimet. Pas Eros Grezdes tashmë një tjetër lojtar i kuq përshëndetet me të kuqtë.

Victor Da Silva nuk do të jetë më lojtari i Partizanit dhe është vetë klubi kryeqytetas që ka bërë të ditur këtë vendim, i cili ëhstë jo pak befasues. Palët kanë ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre.

Kujtojmë se lojtari ka qëndruar gjatë larg fushave të blerta për shkak të një dëmtimi dhe pas rikthimit të tij në fushën e lojës nuk ka pasur renditentin e duhur. Në  11 ndeshje në këtë sezon ka arritur të shënojë 1 gola dhe të dhurojë 2 asiste në të gjitha garat ku ka luajtur.

“Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Victor Da Silva. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Victor Da Silvës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, me të cilën u shpall edhe kampion i shqipërisë.

Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani”, shkruhet në postim.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)