Partizani merr vendim për Da Silvën, ja çfarë do të ndodhë me të ardhmen e sulmuesit

Victor Da Silva për më shumë se 1 muaj është i pezulluar nga Partizani. Braziliani dhe Zoran Zekic kishin masmarrjeveshje mes tyre dhe trajneri kroat e përjashtoi nga ekipi për një afat të pacaktuar.

Gjatë kësaj periudhe Da Silva ëhstë stërvitur me ekipi U-21 të demave, or tashmë duket se ky “dënim” ka marrë fund. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se braziliani është “falur” nga drejtuesit dhe nuk do të jetë më pjesë e ekipit U-21.

Lojtari ka nisur stërvitjen individuale prej ditësh ëpr të marrë edhe ngarkesën e duhur, pasi aktualisht nuk ka të njëjtën gjendje fizike si grupi i skuadrës. Në këtë mënyrë duket se gjithçka mes palëve është “sheshuar” dhe është vënë “paqja” mes tyre dhe sulmueesi në ditët në vazhdim mund të kthehet nën urdhrat e Zekic për sfidat në kampionat.

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë