Partizani merr pikën me 10 lojtarë e Vllaznia fërshëllimat e tifozëve, dy skuadrat bllokohen në “Loro Boriçi”

Mbyllet pa fitues dhe pa gola dueli Vllaznia-Partizani. Sfidë të cilën kampionët në fuqi të Shqipërisë e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 14’.

Me senegalezin Maguette Gueye, që u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve të shpejtë, duke lënë në inferioritet numerik për një kohë të gjatë skuadrën e Zoran Zekic.

Pjesa e parë foli për “Demat”, ndërkohë që shkodranët e drejtuar nga Migen Memelli dominuan fraksionin e dytë të takimit. Në minutën e 39′ mbështetësit kuqeblu nisin vërshëllimat sa herë Vllaznia humb topin me lehtësi, duke mos shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë.

Rastet nuk munguan në të dy krahët, por gola nuk pati. Përfundimisht 0-0, me të dyja skuadrat që vijonë të jenë të pamposhtura në Superiore. Kampionati kryesohet nga Tirana me 7 pikë. Ndërkohë që java e tretë mbyllet me duelin e së premtes: Laçi-Teuta.

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë