Partizani “merr oksigjen” për në fundjavë, Zekic-it i boshatiset infermiera  

Partizani plotësohet me Christian Mba por jo vetëm. Skuadra e kuqe merr oksigjen nga ndalesa e kësaj jave për shkak të shtyrjes së derbit dhe trajneri Zekiç ka gjithë kohën në dispozicion për të rregulluar edhe më shumë mekanizmat e ekipit kampin që virtualisht mund ta shikojë veten në vendin e parë pasi numëron një ndeshje më pak por edhe 2 pikë më pak se Tirana kryesuese.

Një emër tjetër që ngroh ambjentin e kuq është edhe Hadroj i cili do të jetë gati plotësisht për ndeshjen e fundjavës. Mensah ka dhënë gjithashtu sinjale interesante dhe pritet të jetë në dispozicion të teknikut kroat i cili ka vetëm disa pikëpyetje rreth formës së Sembenes. Gjatë javëve të fundit, alternativat në sulm nuk kanë munguar pasi Bintsuka është zhbllokuar, ndërsa Da Silva është riintegruar dhe plotësisht i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e këtë e tregoi edhe në sfidën e fundit, derbin me Dinamon ku skuadra e kuqe bindi në lojë dhe rezultat.

Këtë javë, trajneri Zekiç do ta shfrytëzojë për të punuar i qetë ndërsa më pas kalendari do të vështirësohet shumë për Partizanin që përvec sfidës me Teutën do të rkuperojnë edhe derbin me Tiranën në 19 tetor. Sfidën e radhës skuadra kampione do ta luajë të dielën në Korcë ku do të sfidojë Skënderbeun në krizë rezultatesh që prej dy ndeshjesh.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit