Partizani me objektiv “Play-Offin” e Conference League, zbulohen arbitrat për takimin ndaj Valmieras

Ditën e enjte, Partizani do të luajë takimin e dytë të Conference League ndaj letonezëve të Valmieras. Sfida do të nisë në orën 20:00 në “Elbasan Arena” me synimin kualifikimin për në Play-Off.  Ndryshimi i stadiumit vjen pasi Federata shqiptare e Futbollit dëshiron që tapeti të jetë në gjendje sa më të mirë  për sfidat e shtatorit që kombëtarja do të luajë ndaj Polonisë më 10 shtator.

Në këtë përballje janë mësuar edhe emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi. UEFA ka vendosur si ërbitër kryesor Sandi Putros. 35-vjecari ende nuk është pajisur me stemën e FIFA-s, por në vendin e tij është një nga kryesorët. 88 ndeshje ka arbitruar në superligën daneze, ndërsa në Conference League ka arbitruar tri përballje, ku e fundit ishte më 27 qershor në takimin e raundit të dytë mes Sutjeskës dhe Santa Coloma-s. Sandi Putros do të ndihmohet nga Ole Kronlukke dhe Jakob Mastrup, teksa gjyqtar i katërt është Jacob Karlsen.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit