Mesfusha “thembra e Akilit”, Skënder Gega kupton problemin e Partizanit

Partizani

Partizani me ide të qartë në merkato. Skënder Gega e di se duhet të përforcojë mesfushën. Pas largimit të Maguette, Muratajt dhe Rrapajt në janar, klubi kryeqytetas në vitin 2025 ka shfaqur probleme të mëdha dhe lojtarët e mbetur nuk kanë arritur në asnjë moment të ngrihen në nivelin e duhur.

Madje, në një moment, trajnerit Gega iu desh të shpikte, duke ngjitur Sembenen si mesfushor qendre, për ta plotësuar me Koten dhe Mehmetin, që gjithashtu treguan limite dhe shfaqën luhatje ndeshje pas ndeshjeje. Asnjëri nga mesfushorët e Partizanit nuk mund të themi se është i kompletuar dhe gati për ta udhëhequr repartin. Në këtë situatë, të kuqtë me siguri do të përqendrohen për të sjellë lojtarë të tjerë që synohet se do të rrisin cilësinë dhe do të kthejnë mesfushën në një pikë të fortë.

Procesi ka nisur me Herolind Shalën, por edhe me të do të duhet një punë voluminoze për ta kthyer në formën e tij optimale, pasi ka luajtur shumë pak, për të mos thënë fare. Sakaq, në dyshim është e ardhmja e Gjelbrim Taipit, të cilit flitet se i skadon kontrata në këtë verë dhe rinovimi duket ende në dyshim.
Me Gegën ai nuk ishte titullar dhe kjo të lë të dyshosh nëse vijon të jetë pjesë e projektit, teksa edhe Mehmeti pati një “xixë” në ndeshjen kundër Egnatias, me trajnerin, që e zëvendësoi që në pjesën e parë, pasi e kritikoi disa herë për lëvizjet në fushë. Partizani e mbylli sezonin 2024-2025 në vendin e tretë.

LEXO ME SHUME:Vora bën “bingo” për 15 mijë euro siguron sulmuesin që shënoi 15 gola (FOTO)

 

 

Related posts

E FUNDIT/ Tefik Osmani rikthehet në kryeqytet, prezantimi te Tirana pritet të bëhet shpejt

“Ai trajner ka dashur të ma prishë karrierën”/ Furtunë te Flamurtari, lojtari konfirmon largimin “agresiv”: Të gjithë jemi kalimtar

Orges Shehi i preferuari i drejtuesve për stolin e Teutës, dy emra të tjerë kandidatë për pankinën durrsake

Comments are closed

Add Comment