Partizani kërkon ta mbyllë vitin 2023 me fitore, por ndaj Erzenit peshon një mungesë e rëndësishme

Partizani ka nisur menjeherë përgatitjet për duelin me Erzenin. Demat ia dolën me sukses në Supërkupë, duke e fituar këtë torfe dhe duke mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tashmë kryeqytetasit do të synojnë që në duelin e së dielës në “Arenën e Demave” të tentojnë fitoren në kampionat, pasi iu mungon prej më shumë se 6 javësh. Kjo përballje do të startojë në orën 17:00 dhe është e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.

Një takim ku Arbër Abilaliaj do të vuajë mungesën e një titullari shumë të rëndësishëm. Nuk do të mund të llogarisë shërbimet e David Atanaskovskit. Ky i fundit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj shijakasve do të jetë i pezulluar.

Related posts

Jo vetëm PSV dhe Parma, dy klube të Bundesligës interesohen për Armando Brojën

Futbollisti i Elbasanit nuk udhëton me ekipin në Greqi, shkak dëmtimi kundër Pogradecit

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës