Partizani prezanton dy afrime në pak minuta, mbrojtës dhe një sulmues kampion në Slloveni (EMRAT)

Partizani

Partizani ka prezantuar Mateo Çipin. Prej ditësh u përfol për një transferim për lojtarin që luan në qendrën e mbrojtjes.

Kontrata e firmosur me vlonjatin është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. 20-vjeçari shton konkurrencën në qendrën e mbrojtjes ku ndodhen lojtarë si Preka, Domgjoni, Sembene dhe Janjeva.

Partizani ka konfirmuar gjithashtu edhe afrimin e sulmuesit Blessing Eleke, 28-vjeçari ka luajtur në Turqi me Genclerbirligi, Belgjikë me Beerschot VA dhe në slloveni me Goricën e Olimpijan e Lubljanës, me të cilin në sezonin 2015-2016 është shpallur kampion.

Njoftimi i Partizanit:

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të Mateo Çipit nga ekipi slloven Triglava. Qendërmbrojtesi i talentuar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë për 4 vite e gjysëm. 20 vjeçari Çipi njëkohësisht kontigjent edhe i ekipit tonë përfaqësues U-21 shihet si pjesë shumë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit”.

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Blessing Eleke. Klubi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin nigerian, i cili bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave te disa prej ekipeve mjaft me emër në arenat europiane. Qendërsulmuesi 28 vjeçar konsiderohet një tjetër përforcim cilësor në  merkaton e janarit dhe do të jetë një tjetër vlerë e shtuar e repartit ofensiv të ekipit.

LEXO ME SHUME:Partizani me hap kampioni, Padstrelau dhe Janjeva likujdojnë Teutën (video)

Partizani ka mposhtur Teutën me rezultatin 0-2 në Durrës. Sfida ishte e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht mbrojtësi Janjeva, u ndihmua nga devijimi i Simeut.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)