Aleksandër Veselinovic nuk është më trajner i Partizanit, klubi e sulmon: Mungesë karakteri, rezultate të papranueshme

Partizani

Partizani ka pësuar një disfatë të rëndë në garën për titull, duke u mposhtur në shtëpi nga Bylis me rezultatin 2-3, në një ndeshje ku gjithçka dukej në favor të kryeqytetasve deri në minutat e fundit. Pas avantazhit të dy golave, skuadra e Veselinovic pëson kthimin e miqve që marrin suksesin në minutat shtesë. Të kuqtë mbeten të fundit në katershen e Final 4 dhe duket se po paguajnë kostot e shitjeve të forta të bëra në janar.

Në fraksionin e dytë, Partizani luajti më i tërhequr, duke menaxhuar avantazhin, por pa qenë kërcënues në sulm. Trajneri i Bylis, Mezani, bëri një lëvizje taktike të zgjuar, duke hedhur në fushë Mustafën, i cili gjeti menjëherë rrugën e rrjetës dhe barazoi shifrat.

Mësohet se drejtuesit e klubit kryeqytetas, të pakënaqur me paraqitjen e skuadrës, shkarkuan teknikun serb meqë ky i fundit ia ka deleguar çdo vendim të mundshëm të këtij lloji pikërisht drejtuesve. Pas ndeshjes të humbur ndaj Bylisit, ai bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqjen.

SHKARIMI I VESELINOVIC

Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit  që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë.

Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqëndrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P.

LEXO ME SHUME:Bylis “zbut” Demat! Partizani bën katastrofën e sezonit dhe merr fërshëllimat e tifozëve (video)

Related posts

“Shko tani në fshatrat ku je mësuar intrigant serb”/ Veselenovic e largoi nga Partizani, Zguro i hakërrehet: Ishte turp kush e drejtonte klubin (FOTO)

“NON GRATA”/ Laçi shpërthen ndaj arbitrave pas ndeshjes me Dinamon: Ku e gjejnë guximin të tallen me ne (REAGIMI)

“Besa e ka pësuar se ka luajtur drejt”/ Jurgen Goxha për sfidën ndaj Korabit: Në Peshkopi na pret një ndeshje e vështirë

1 comment

Aleksandër Veselenovic e largoi, Zguro i hakërrehet (FOTO) 21/02/2025 - 22:44
[…] LEXO ME SHUME:Aleksandër Veselinovic nuk është më trajner i Partizanit, klubi e sulmon: Mungesë karakteri, re… […]

Comments are closed

Add Comment