Partizani, shumë çështje të pazgjidhura; pesë lojtarë pa kontrata dhe disa jashtë planeve të Gegës

Partizani

Partizani ka nisur një periudhë reflektimi mbi vendimet që duhet të merren. Tashmë që Europa afrohet çdo ditë e më shumë, të kuqtë kanë nisur punën për zgjidhjen e disa çështjeve kryesore, që kanë të bëjnë më së shumti me largimet. Skuadra do të mbështetet nga një grup lojtarësh dhe të tjerët janë të gjithë në dyshim, pra, mbeten çështje për t’u zgjidhur te “Demat”. Qëllimi te klubi kryeqytetas është lirimi i hapësirave për afrimet, ku klubi ka nisur kontaktet dhe po punon për të përforcuar ekipin. Në fillim të javës tjetër pritet që skuadra të kthehet në seancat stërvitore dhe klubi të bisedojë mbi kontratat e reja apo kushtet e divorceve të mundshme.

Nëse sheh skuadrën e Partizanit dhe e lidh me minutazhin, si dhe me paraqitjet që lojtarët kanë dhënë në fushë, mund të ndërtosh tri kategori të situatave të lojtarëve të kuq. E para është bërthama që përbëhet nga më shumë se 15 lojtarë, që në rast të një revolucioni nuk preken, madje ata do të jenë elementët ku skuadra do të mbështetet në sezonin e ri.

Emra si Vujnoviç apo Podstrelov kanë paga të majme, por nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre. Pjesa tjetër kanë luajtur shumë pak me Skënder Gegën, madje disa edhe thuajse fare, çka na bën të themi se e ardhmja e tyre është në udhëkryq.

Pesë lojtarë janë pa kontratë dhe për momentin në klub nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të gjetur marrëveshje të reja. E paqartë është situata për Eleken dhe Domgjonin, që kanë të parashikuar opsionin e rinovimit. Nga ana tjetër, Mintongo ka ardhur në huazim me të drejtë blerjeje dhe duket e vështirë që Partizani të shpenzojë për të. Dyshime ka edhe për Taipin, teksa sulmuesi Bintsuka mund të konsiderohet i larguar tashmë.

LEXO ME SHUME:Flamurtari, nisin firot e para; klubi ndan rrugët me dy futbollistët (EMRAT)

Related posts

Konsiderohet e ardhmja e Kosovës, Dinamo drejt firmës me mbrojtësin e Prishtinës

Rubin Kazan e nis kampionatin mbarë, dy shqiptarë shënojnë golat e fitores (video)

Ka luajtur me Shkupin dhe Llapin, Besa prezanton mbrojtësin brazilian (EMRI)