Partizani me hap kampioni, Padstrelau dhe Janjeva likujdojnë Teutën (video)

Partizani

Partizani ka mposhtur Teutën me rezultatin 0-2 në Durrës. Sfida ishte e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht mbrojtësi Janjeva, u ndihmua nga devijimi i Simeut.

Më pas ishte Padstrelau, që vulosi rezultatin. Sulmuesi bjellorus u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tij të parë me fanellën e Partizanit në kampionat.

Të kuqtë mbeten në krye të Superiores me 37 pikë, ndërsa Teuta ka zbritur në vendin e shtatë pasi Bylisi fitoi sfidën me Laçin.

Superiore: Java 21
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Olsid Ferataj

FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Tafas, Peposhi, Karabeci, Kruja, Kotobelli, Toma, Gjinollari, Mingo, Simeu, Beshiraj, Arifi. Trajner: Edi Martini.
Partizani: Hoxha, Janjeva, Ismaili, Keko, Zeka, Preka, Bintsuka, Shanaj, Buxhelaj, Taipi, Sembene. Trajner: Aleksandar Veselinoviç.

LEXO ME SHUME:Pano Qirko u dëmtua në ndeshjen e Kupës, zbulohet sa do të mungojë portieri i Partizanit

DEMTIMI I PANO QIRKOS

Pano Qirko u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku Partizani u përball me Apoloninë dhe fitoi 2-0. Gardiani i të kuqve u transportua menjëherë drejt spitalit në momentin që u dëmtua. Kjo bëri të mendohej se Qirko ka pësuar një dëmtim tepër serioz, por pas ekzaminimeve të bëra, situata nuk është aq e rëndë. 25 vjeçari ka shembje në zonën e legenit. Ky dëmtim e lë Qirkon jashtë fushave të lojës përreth 2-3 javë. Në këto javë, Partizani duhet të bëjë pa portierin e tyre titullar, por “Demat” kanë një opsion si Alban Hoxha, duke mos i bërë aspak më të dobët.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana