Partizani ka mposhtur Dinamon në miqësore me rezultatin 1-0. Të dyja skuadra ndodhen në Ohër aty ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Ndeshjen e vendosi goli i Kekos në pjesën e dytë. Duhet përmendur që Dinamo kishte mundësinë të barazonte rezultatin, por nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i pasaktë Maliqi.
Këto përballje i nevojiten dy skuadrave shqiptare për t’u përgatitur sa më mirë në Kupat e Europës.
Partizani sfidon Nomme Kalju – eliminuan Shkëndijën në 2019
Klubi i kuq nga Tirana do të masë forcat me Nomme Kalju, një ekip nga Estonia që ka rikthyer praninë e tij në Europë pas pesë vitesh mungesë. Me dy tituj kampionë, dy Kupa dhe një Superkupë të fituara në vendin baltik, Kalju ka përvojë në kompeticione ndërkombëtare dhe madje është kujtuar për eliminimin e Shkëndijës së Tetovës në turin e parë të Champions League në vitin 2019.
Takimi i parë do të luhet në tokën estoneze më 10 korrik, ndërsa sfida e kthimit në Shqipëri një javë më pas, më 17 korrik. Edhe pse Partizani shihet si favorit në letër, fakti që kampionati estonez është aktualisht në zhvillim i jep njëfarë avantazhi fizik kundërshtarit.
Ndryshe nga katër ekipet e mësipërme, Dinamo e Ilir Dajës ka siguruar një kualifikim të drejtpërdrejtë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, falë përjashtimit të skuadrës irlandeze Drogheda për arsye të licencimit. Ballkani gjithashtu do të mësojë nesër kundërshtarin e tij, pasi nis aventurën europiane nga faza e dytë kualifikuese.