Partizani “sparkatë” Skënderbeut për mbijetesën, kryeqytetasit rikthehen te fitorja pas 7 javësh mungesë,

Partizani

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Skënderbeut, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e “demave të kuq” përmbysi rezultatin në minutat e fundit me Eleke, duke i dhënë vetes tre pikë jetike në garën për zonën europiane, ndërsa korçarët mbeten të fundit në renditje dhe gjithnjë e më afër rënies nga kategoria.

Pjesa e parë: Skënderbeu në avantazh mes polemikave

Ndeshja nisi me një ritëm të balancuar, por ishte Skënderbeu ai që krijoi mundësitë më të rrezikshme në pjesën e parë. Në minutën e 14′, Kote shërbeu për Taipin, i cili provoi me një goditje diagonale, por pa sukses. Partizani pati një mundësi të mirë në minutën e 29′ me Zekën, i cili nuk arriti të godiste si duhet brenda zonës pas një pasimi të saktë nga Bintsouka.

Momenti më i diskutueshëm i takimit erdhi në minutën e 33′, kur gjyqtari Bastari akordoi një penallti për Skënderbeun, pas një kontakti mes Prekës dhe Bismarkut në zonë. Kapiteni i Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa miqtë protestuan ashpër për vendimin. Nga pika e bardhë, Ardit Nikaj u tregua i ftohtë dhe me një ekzekutim “panenka” dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Skënderbeun në avantazh 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë, Partizani pretendoi për një 11-metërsh në favorin e tij, por gjyqtari vijoi lojën. Në minutën e 40-të, Skënderbeu pati një tjetër mundësi të artë për të dyfishuar shifrat, por portieri Pano Qirko bëri një pritje vendimtare ndaj Bismarkut, duke mbajtur të hapur ndeshjen për ekipin e tij.

Pjesa e dytë: Partizani shpërthen, Eleke vendos në shtesë

Në pjesën e dytë, Partizani u shfaq më agresiv dhe rriti ndjeshëm presionin. Skënderbeu pati një mundësi të artë në minutën e 50-të me Nassr, por sërish Qirko ishte në një formë të shkëlqyer, duke i mohuar golin me një pritje spektakolare.

Skuadra e Arbër Abilaliajt e shtoi ritmin dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 66′, kur Kote shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen e Skënderbeut dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur baraspeshën në 1-1. Vetëm dy minuta më vonë, Partizani ishte pranë përmbysjes, por Alia bëri një pritje vendimtare pas një goditjeje me kokë të Sembene.

Presioni i Partizanit vazhdoi dhe në minutën e 70′ Alia u detyrua të ndërhynte sërish për të ndalur një goditje të rrezikshme të Mehmetit. Ndërkohë, Skënderbeu u tërhoq në mbrojtje, duke u përpjekur të ruante barazimin. Drama kulmoi në minutën e 91′, kur Eleke arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe të realizonte golin e përmbysjes për Partizanin, duke i dhuruar ekipit të tij një fitore të çmuar në sekondat e fundit të sfidës. Goli i tij tronditi të pranishmit në stadiumin e Korçës dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-2.

LEXO ME SHUME:Partizani nuk ka më identitet! Vllaznia shkëlqen dhe tani është anti-Egnatia (video)

Related posts

Bylis “zbut” Demat! Partizani bën katastrofën e sezonit dhe merr fërshëllimat e tifozëve (video)

Plasin gjobat! Vllaznia,Tirana dhe Bylis e pësojnë nga tifozët (VENDIMET E KOMISIONIT)

“S’ka pse të ndihmohet Egnatia”/ Nevil Dede kapet me arbitrimin pas humbjes: Sa herë goditej topi, harxhohej…