Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

Partizani

Partizani ka hapur dyert e ambienteve të tij stërvitore për Jasir Asanin gjatë kësaj periudhe, pasi kampionati i futbollit në Iran është pezulluar për shkak të luftës që po zhvillohet atje. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të ruajë formën fizike duke u stërvitur me klubin ku ka kaluar vitet më të rëndësishme të karrierës së tij në Shqipëri.

Kujtojmë se Asani ka veshur vetëm fanellën e Partizani-t në futbollin shqiptar. 30-vjeçari numëron gjithsej 123 ndeshje me të kuqtë, duke dhënë kontribut në dy periudha të ndryshme me klubin kryeqytetas.

Ndeshja e fundit ku Asani u aktivizua me ekipin iranian Esteghlal daton më 27 shkurt. Që nga ajo kohë, për shkak të situatës në vend, aktiviteti futbollistik është ndërprerë dhe takimet janë shtyrë.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, për grumbullimet e ardhshme. Gjatë vitit të kaluar, Asani mori minuta vetëm në një ndeshje zyrtare me Shqipërinë, në përballjen ndaj Anglisë në transfertë.

LEXO ME SHUME:“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë