E BUJSHME! Nesër bëhet prezantimi, ish-i i Tiranës drejt Partizanit si drejtor sportiv (FOTO)

Partizani

Partizani ka gjetur drejtorin e ri sportiv. Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me Agim Ibraimim, i cili do të marrë zyrtarisht këtë detyrë duke nisur nga dita e nesërme.

Ibrahimi vjen te Partizani pas eksperiencës së tij te Tirana, ku sezonin e kaluar ishte pjesë e strukturës drejtuese sportive. Emërimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm për riorganizimin e sektorit sportiv, në një moment delikat të merkatos dhe të sezonit për klubin kryeqytetas.

Prezantimi zyrtar i Agim Ibrahimit pritet të bëhet nesër, ku ai do të nisë menjëherë nga puna për të ndjekur çështjet e merkatos dhe ndërtimin e projektit sportiv të Partizanit për vazhdimësinë e sezonit. Partizani është pa një Drejtor Sportiv, që prej largimit të Arbër Abilaliajt. Ndërkohë që kjo situatë duket se po merr fund.

Related posts

Teuta bën “BOOM” në merkato, klubi durrsak zyrtarizon dy sulmues (FOTO)

E FUNDIT/ Pollozhani e mbyll me Flamurtarin, Sinan Idrizi zgjedh drejtorin e ri sportiv

Nga Tirana u largua si i padëshurar, Ian Soler “tradhton” bardheblutë, transferohet te kuqezinjtë