Derbi lë me pasoja Partizanin, transferta në Vlorë me mungesa; të kuqtë në provë force

Partizani

Partizani ia doli me sukses ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit duke fituar me shifrat 2-0, duke marrë një bonus psikologjik të madh për vazhdimësinë në kampionat. Të kuqtë, kthejnë tashmë vëmendjen nga ndeshja e së dielës kundër Flamurtarit në Vlorë, teksa për këtë takim trajneri Oltijon Kërnaja do të duhet të bëjë pa dyshen Paulo Buxhelaj dhe Arafat Dumbia.

Dyshja u ndëshkua me karton të verdhë në derbi teksa Dumbia u ndëshkua edhe pse nuk u aktivizua. Kështu, të dy lojtarët do të jenë pushim për takimin e radhës teksa në vendin e Buxhelajt do të luajë David Atanaskoski, ashtu siç ndodhi në fakt edhe në derbi ndaj Tiranës pasi Buxhelaj e nis ndeshjen nga stoli.

Ndërkohë, Dumbia mungonte për Partizani-n nga derbi i fazës së dytë me Tiranën dhe tashmë pas këtij kartoni do të duhet ta shtyjë rikthimin e të jetë gati për sfidën e radhës në kampionat ndaj Egnatias.

LEXO ME SHUME:“Jam shumë optimist”, ish-kapiteni i Turqisë dhe Besiktasit vlerëson Kristjan Asllanin

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!