Partizani humbet “peshat e rënda”, tre të larguar e një nuk pranon të rinovojë; sulmi pritet të pësojë ndryshime

Partizani do të pësojë ndryshime gjatë kësaj vere. Klubi i kuq ka një nga organikat më cilësore dhe më të zgjeruara, por as kjo nuk mjafton.

Pas humbjes së finales në klubin e kuq kanë zhvilluar fillimisht një mbledhje, ku janë konfirmuar të gjithë drejtuesit dhe më pas ka nisur plani për Partizanin e sezonit të ri. Atanaskoski, Zekolli dhe Skuka janë të larguar, teksa në ditët në vijim pritet që listës t’i shtohet edhe kroati Mikuliç.

Valentino Murataj pritet të rinovojë kontratën, ndërsa e pasigurt mbetet e ardhmja e Eljon Sotës. Klubi i ka ofruar rinovimin e kontratës liderit të mbrojtjes, por negociatat kanë ngecur. Kërkesa financiare e lojtarit është konsideruar e lartë nga drejtuesit e klubit dhe aktualisht situata ka ngecur.

Maja e sulmit është pozicioni më i populluar te Partizani dhe pritet të përfshihet nga ndryshimet. Të vetmit të paprekshëm janë Mba dhe Bintsuka, teksa të tjerët pritet të largohen. I pari në listën e largimeve është Alfred Mensah, i cili në dy vite te “demat” s’ka arritur të mbajë rol kryesor. Një tjetër largim i mundshëm është edhe Albers Keko.

Related posts

Shënoi golat e fitores, Partizani e shpërblen me rinovim kontrate (EMRI)

Dikur shihej se e ardhmja e Interit, Teuta transferon sulmuesin e talentuar (POSTIMI)

“Harry Kane më kapi dorën”, Strakosha komenton golin e shënuar nga sulmuesi: S’kam çfarë them më shumë, tani me mendjen…